13/10 12:13
Avokatët kanë bërë një hap pas duke iu rikthyer sot zhvillimit të masave të sigurisë dhe seancave emergjente.
Rikthimi vjen pas mbarimit të afatit 10 ditor të vendosur më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërkohë, të gjitha seancat e tjera gjyqësore vijojnë të jenë të bojkotuara nga përfaqësuesit ligjore.
Ndërkohë, Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet të mblidhet të enjten në 21 korrik në mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për hapat e mëtejshëm të protestës.
Protesta e avokatëve vjen pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon mbylljen e 15 gjykatave në të gjithë vendin.
Top Channel