Franca perëndimore po përballet me një “apokalips të të nxehtit”, kanë paralajmëruar ekspertët, pasi temperaturat ekstreme vazhdojnë të godasin pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone të jugperëndimit, me zjarrfikësit që po luftojnë me zjarret dhe mijëra të detyruar të evakuohen, sipas BBC.

Flakët në Spanjë, Portugali dhe Greqi kanë detyruar mijëra qytetarë të lënë shtëpitë e tyre.

Temperaturat rekord priten gjithashtu në një pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka paralajmërimin e saj të parë të kuq të nxehtësisë ekstreme.

Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24,000 njerëz të largohen dhe të strehohen në vende të ngritura për të evakuuarit.

Gjashtë prej tyre janë vendosur në zonë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Dukej sikur katër ose pesë kaluan mbi kokat tona, njëri duke lëshuar një breshëri të madhe uji në tokë poshtë.

Jean-Luc Gleyze, president i rajonit Gironde, i tha BBC-së se zjarret kishin vazhduar të rriteshin në La-Teste-de-Buch dhe Landiras për shkak të motit të nxehtë dhe me erë, duke e bërë të vështirë për zjarrfikësit që t’i kontrollonin.

“Ata duhet të luftojnë kundër këtij zjarri që po rritet dhe po rritet. Më shumë fshatra do të duhet të evakuohen”, shtoi ai.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar paralajmërime për atë që një meteorolog e përshkroi për agjencinë e lajmeve AFP si “një apokalips nxehtësie” në disa zona të jugperëndimit.

Në Spanjë dhe Portugali, më shumë se 1000 vdekje janë shkaktuar nga vapa e madhe ditët e fundit.

Një e treta e kontinentit mbetet ende në rrezik ekstrem nga zjarri, sipas zyrës kombëtare meteorologjike IPMA. Kjo është për shkak të kushteve të thatësirës së rëndë ose ekstreme pothuajse kudo, thotë korrespondentja e BBC-së në Portugali, Alison Roberts.

Pas traumës së qershorit të vitit 2017, kur 66 jetë humbën nga zjarret, përparësia kryesore e komandantëve të emergjencës dhe mbrojtjes civile ka qenë të veprojnë herët për të mbrojtur jetën, duke çuar në evakuimin e mbi 860 njerëzve nga shtëpitë e tyre në veri dhe jug të vend, shton ajo.

Kjo valë e të nxehtit është e dyta që godet disa pjesë të Evropës Jugperëndimore në javët e fundit.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Enrique Sanchez, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjedisore dhe Biokimisë në Universitetin e Castilla-La Mancha në Spanjë i tha BBC-së se valët e të nxehtit së shpejti do të bëhen normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA