Ambasada ruse kërcënon gazetën zvicerjane pas publikimit të imazhit të Putin si klloun (fotot)

18/07/2022 17:48

Ambasada ruse në Zvicër ka dhënë një kërcënim ligjor për një gazetë vendase, e cila publikoi një karikaturë të presidentit Vladimir Putin me hundë të kuqe kllouni, dhe shirita në formë ylberi në fytyrë, njoftonin burimet.

Ambasada në njoftimin e saj në fundjavë dënonte të përditshmen ‘Neue Zürcher Zeitung’ për publikimin e imazhit në një artikull të 9 korrikut, ku shkruhej në lidhje me rolin e meme-ve dhe mesazheve dixhitale në kontekstin e sulmit te Rusisë në Ukrainë, sipas të përditshmes amerikane Washington Post.

Artikulli me titull “Mes Superheronjve dhe të këqinjve: Fuqia e Meme-ve në luftën në Ukrainë,” tregon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i cili mban kostumin e heroit të stilit “Captain America”, ndërsa Putin pranë tij ka një hundë të kuqe kllouni dhe ngjyra ylberi në fytyrë.

Ambasada ruse tha: “Nëse do të flasim për kllounë, do të ishte më me vend të merrej në konsideratë e kaluara prej komediani e zotit Zelensky”.

“Ne besojmë se liria e shprehjes nuk është fare e përshtatshme me lirinë e përhapjes së ofendimeve e lajmeve të rreme”, sipas të përditshmes zvicerjane Swissinfo e cila justifikohej se meme e Putin ishte publikuar më parë në rrjetin Twitter.

Ndërsa në lidhje me shiritat e ngjyrave në fytyrë, ambasada tha se Putin “është një person besimtar ortodoks dhe mbron ruajtjen e vlerave kristiane në shoqërinë ruse (prandaj nuk është një fans i komunitetit LGBT),” sipas Washington Post.

FOTO GALERI
3/3
Swissinfo justifikohej se meme e Putin ishte publikuar më parë në rrjetin Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA