Një atentat me tre viktima ndodhi pasditen e së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
Automjeti ku po udhëtonin tre persona u qëllua me rreth 50 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë.
Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë është gjetur pak pas atentatit në fshatin Larushkë.
Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim.
Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave. Ata u identifikuan si Diklen Vata 30 vjeç nga Fushë-Mamurrasi me precedent për trafik droge.
Ai doli nga makina por nuk arriti t’i mbijetojë sulmit, ndërsa dy personat e tjerë që u karbonizuan në makinë dyshohet se janë Arbër Hoxha dhe Brilant Martinaj ka qene i dyshuar për vrasjen e policit Xhuljano Prela i ekzekutuar në makinë në aksin Lezhë Shkodër, por edhe i përfshirë në një vrasje tjetër atë të biznesmenit Xhelal Reçi në 2021.
Top Channel