14/11 15:54
Atletico Madrid pagoi 35 milionë euro tek Udinese për kartonin e Rodrigo De Paul, por mesfushori argjentinas nuk ia ka dalë të sigurojë një post fiks titullari tek ekipi i Diego Simeones.
Gjithsesi, De Paul është i përqendruar vetëm tek Atletico. Mesfushori latin ka refuzuar çdo ofertë, përfshirë edhe atë të Contes për ta pasur tek ekipi londinez.
SuperSport shkruan se viti i parë në La Liga nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, por lojtari potent beson se sezoni i ri do të jetë ndryshe. Duke luajtur mirë me Atleticon, De Paul shpreson të mbërrijë sa më në formë me Argjentinën e tij në Botërorin e Katarit.
Top Channel