Iranianët marshim gjigant në Stokholm, bëjnë thirrje për llogaridhënie dhe drejtësi

17/07/2022 18:31

Të shtunën mijëra iranianë, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan një tubim në Stokholm të Suedisë.

Në këtë marshim morën pjesë edhe disa deputetë suedezë dhe politikanë të njohur europianë.

Mbledhja masive vjen pasi një gjykatë në Stokholm dënoi me burgim të përjetshëm Hamid Noury-n, një zyrtar i burgut iranian i përfshirë në masakrën e vitit 1988.

Noury u arrestua në vitin 2019 në Suedi në kontekstin e Juridiksionit Universal dhe për pjesëmarrjen e tij në gjenocidin e vitit 1988 ndaj 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë të MEK.

Vendimi i gjykatës theksoi gjithashtu se anëtarët e MEK ishin objektivi kryesor i këtij gjenocidi.

Në gjyqin e Noury-t u paraqitën rrëfime rrëqethëse nga të mbijetuarit e masakrës të atyre ditëve të zeza në burgun Gohardasht në Karaj, në perëndim të Teheranit, ku Noury punonte si zëvendësdrejtor i burgut.

Njëkohësisht me gjyqin e tij, i cili zgjati 33 muaj, mbështetësit e MEK dhe familjarët e viktimave të vitit 1988 zhvilluan një protestë para gjykatës.

Mesazhi i tubimit ishte nevoja për të mbajtur përgjegjësi të gjithë autorët e masakrës së 1988-ës, përfshirë presidentin aktual të regjimit Ebrahim Raisi, anëtar i “Komisionit të Vdekjes” të Teheranit, i cili ishte përgjegjës për dënimin e të burgosurve me ekzekutim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA