30 të shoqëruar në Portin e Durrësit/ Mungonin disa arka në kontejnerin e bananeve, dyshime për drogë
17/07/2022 08:36
30 persona janë shoqëruar nga policia në Portin e Durrësit, punonjës të sigurisë dhe terminalit.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontejneri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka.
Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Top Channel