
23/02 20:03
Dy zjarre të mëdha pyjore në bregun jugor francez të oqeanit Atlantik vazhduan të përhapen deri në orët e para të ditës së sotme, njoftuan autoritetet lokale.
Shërbimet e urgjencës evakuuan tre komunitete pranë Landiras, në jug të Bordosë.
Sipas prefekturës së Gironde, 480 persona u evakuuan në siguri të plotë. Më shumë se 7 000 hektarë tokë janë shkatërruar tani nga flakët në atë zonë dhe në Teste-de-Buch përgjatë bregdetit.
Tri shtëpi dhe dy restorante janë shkatërruar sipas prefekturës dhe situata vazhdon të jetë kritike.
Në luginën e Rhone, më në lindje, brigada e zjarrfikësve vuri nën kontroll një zjarr edhe pse qasja në zonë ishte e vështirë.
Top Channel