Filmi i metrazhit të gjatë “Vera andrron detin”, i regjisores Kaltrina Krasniqi, ka rrëmbyer çmimin Golden Sun për filmin më të mirë në edicionin e 21-të të Festivalit Evropian të Filmit CINEDAYS, të mbajtur nga data 7 deri më 14 korrik, 2022, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, juria ka përshkruar “Vera andrron detin”, si një film i cili fuqishëm portretizon qëndrueshmërinë e grave të rrethuar nga fryma patriarkale.

“Në një shoqëri patriarkale, themelet e së cilës u ndërtuan mbi sakrificat e grave të panumërta, të heshtura dhe të padukshme përgjatë historisë, është katartike të dëshmosh humanizmin dhe qëndrueshmërinë e grave sot, të cilat po rimarrin atë që gjithmonë u ka takuar”.

Me portretizimin e tij shumështresorë të natyrës njerëzore, kinematografinë dhe aktrimin mahnitës i cili trajton kompleksitetin e gjinisë femërore përgjatë brezave, ky film zbulon një zë të ri të fuqishëm, nga një regjisore e cila sheh forcë te figurat e qeta. Andaj, çmimi Golden Sun për filmin më të mirë shkon për “Vera andrron detin”, nga Kaltrina Krasniqi”, ka deklaruar juria e CINEDAYS.

Filmi në fjalë është një portret intim, por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore, thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme.

“Vera andrron detin” ka shfaqur premierën në Festivalin e Filmit në Venedikt në shtator të vitit të kaular, si dhe përveç çmimeve të tjera në festivale të ndryshme, ka fituar edhe çmimin e Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA