Transgjinorja ‘e famshme’ demokrate ndalohet për pornografi fëmijësh në SHBA (fotot)

16/07/2022 17:04

Brice Williams, një transgjinor aktivist demokrat në SHBA, që merr emrin ‘Anastasia Diamond’ kur vishet e lyet si grua, ka marrë 25 akuza zotërimi pornografie të miturish.

Williams i cili është vlerësuar më parë për aktivizmin me të rinjtë LGBT është filmuar duke kryer ‘performancat transgjinore’ para fëmijve në shkollat e SHBA.

Mbi Williams janë ngritur 25 akuza pornografie të miturish, 18 përdorime kriminale të mjeteve të komunikimit. Sipas rrjetit Penn Live, perversi Williams ka shkarkuar dhjetra foto e video të djemve të mitur të zhveshur të cilët abuzoheshin seksualisht.

Më parë qendra lokale LGBT Center i kishte dhënë Williams një çmim për aktivizmin e tij në 2021.

Ai ishte përballur me akuza të ngjashme edhe para arrestit të tij teksa ishte filmuar duke performuar shfaqje homoseksualësh për një grup fëmijësh në atë që dukej si një ‘gay bar’.

Në pamjet e publikuara maniaku transesksual i arrestuar merr kartmonedha dollari nga fëmijët teksa kërcen i veshur si grua, ndërsa ne Washington, DC, pamjet tregojnë fëmijë që dalin në paradën e homoseksualëve, duke shkaktuar zemërim të gjerë online.

Top Channel