Nëntë vite pas daljes nga burgu, një nga themeluesit e kartelit të drogës në Guadalajara, Rafael Caro-Quintero, u arrestua në qytetin meksikan të Guachochi.
Lordi 69-vjeçar i drogës, i njohur ndryshe me pseudonimin Narco de Narcos, kishte dy urdhër arreste në emër të tij- një nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës dhe një nga Shtetet e Bashkuara.Departamenti Amerikan i Drejtësisë ofroi një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacione që do të conin në kapejn e tij, shpërblimi më i madh i ofruar për një të arratisur të vetëm.
FBI-ja deri pak orë më parë e konsideronte si një nga dhjetë personat më të kërkuar në botë. Byroja Federale e Investigimit thotë se Caro-Quintero aktualisht është anëtar i kartelit Sinaloa, ku edhe ka lindur.Ekspertët e përshkruajnë këtë si arrestimin më të rëndësishëm të bërë në mandatin gjashtëvjeçar të presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, madje më i rëndësishëm se arrestimi i bosit të drogës Jose Antonio Hepez Ortiz, lideri i kartelit të fuqishëm Santa Rosa de Lima, i cili u kap tetorin e vitit 2021. Caro-Quintero dyshohet si i përfshirë në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit special të DEA, Enrique Kiki Camarena.
Për shkak të kësaj, ai u arrestua në Kosta Rika në të njëjtin vit dhe u ekstradua në Meksikë, ku gjykata e dënoi me 40 vjet, por u lirua në vitin 2013 pasi kreu 28 vjet burg. Megjithatë, dy vjet më vonë, gjykata lëshoi përsëri një urdhër për të.
Top Channel