Demonstrata të reja dhe bllokime paqësore rrugësh vijuan sot prej disa ditësh në Panama, në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, teksa qeveria kërkon një rrugëdalje nga kriza e paprecedentë me disa sindikata të punës.
Në kryeqytet sindikata e punonjësve të ndërtimit SUNTRACS, më e madhe në vend demonstroi në disa rrugë e bulevarde, në disa vende duke bllokuar trafikun me barrikada.
Në autostradën Pan-Amerikane që lidh Panamanë me Amerikën qendrore, bllokadat me kamionë vazhdonin duke ndaluar transportin për mijëra njerëz.
Kriza e vendit amerikano qendror është më e rënda që prej rënies së diktaturës së Manuel Antonio Noriega në 1989, pas ndërhyrjes së SHBA.
Situata ka shkaktuar mungesa karburanti në disa zona të vendit, dhe gjithashtu mungesa produktesh ushqimore në kryeqytetin Panama City
“Kjo gjeneratë nuk ka përjetuar ndonjëherë krizë të tillë,” tha dje ish presidenti Martín Torrijos (2004-2009). “Ky shpërthim shoqëror nuk është një event i izoluar apo mungesë e përkohshme ushqimi e karburanti, është një akumulim i përkeqësimit të jetës së panamezëve”, shtoi ai.
Top Channel