Temperatura e larte deri ne 40 i ka detyruar prindërit, që fëmijët t’i dërgojnë në urgjencën e pediatrisë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gjatë kësaj jave është rritur numri i të vegjëlve që kanë pasur nevojë për ndihmën e mjekut, ku mesatarisht gjatë një dite ka pasur 250 urgjenca. Në fundjavë ky numër shkon në 300.
Mjekët thonë se arsyeja më e shpeshtë e paraqitjes së të vegjëlve janë virozat dhe infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Nuk kanë munguar as rastet me dhimbje barku e të vjella, por deri me tani nuk është mbizotëruese. Ndërsa moshat më të prekura nga virozat janë ato nga 0-3 vjec.
“Solla fëmijën, e kam pasur me bark e të vjella, ëm thanë mjekët për virozë”, shprehet një prind.
Gjatë orëve të paradites janë më të pakta rastet që paraqiten me urgjencë. Por mes tyre gjen dhe prindër të cilet shprehin pakënaqësitë për shërbimin që u jepet ne pediatri të vegjëlve.
“E para njëherë nuk te lejojnë te futesh karrocën brenda, duhet të mbaj fëmijët gjithë kohës në krahë. Mjeku e viziton dhe thotë shko bëj avull, askush nuk te orienton se ku duhet te drejtohesh. Te gjithë rrinë gjithë kohës me telefon ne dore, nuk të kthejne përgjigje. Edhe kur e çova për avullin, nuk kishin maskën, por vetëm një tub, si mund tja besh fëmijës avullin me një tub”, shprehet prindi.
Në urgjencën e pediatrisë janë shtuar edhe fëmijët që dalin pozitiv me covid, ndërsa ka edhe raste që shtrohen në shërbimin infektiv në pediatri. Të vegjëlve u bëhet tamponi, dhe në varësi të përgjigjes pozitiv apo negativ, behet edhe ndarja ne pavione. Për rastet e lehta ndjekja bëhet në shtëpi, ndërsa kur bëhet fjalë për foshnje 1 apo 2 muajsh, mjeket i mbajnë në spital një apo dy ditë për ti pasur në vëzhgim.
Me përhapjen e virozave dhe covidit tek fëmijët, tashmë nuk lejohet më hyrja ne urgjencën e pediatrisë pa vendosur maskën.
Top Channel