I vodhën paratë qytetarit, arrestohen dy të rinjtë në Peshkopi! Policia u gjen 364.000 lekë

16/07/2022 10:33
Foto ilustruese

Dy të rinj, të dyshura për grabitjen e parave të një 62-vjeçari në Peshkopi, janë arrestuar.

25-vjeçari me iniciale G.S. dhe 20-vjeçari me iniciale A.T. kanë lënduar fizikisht shtetasin me iniciale M.Gj. dhe pasi i kanë marrë paratë janë larguar me shpejtësi me makinë.

Në operacionin policor “Vapori”, efektivët kapën në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, 2 autorët e dyshuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin u gjet dhe sekuestrua shuma e parave prej 364.000 lekësh që i morën me dhunë 62-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA