Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk lind fëmijë me thjeshtrën e tij (fotot)

16/07/2022 15:36

Babai 76 vjeçar i miliarderit Elon Musk, Errol, ka thënë se “e vetmja gjë për të cilën kemi ardhur në tokë është të riprodhohemi” teksa mësohet se ka lindur fëmijën e dytë me Jana Bezuidenhout, të bijën e ish-gruas së tij, pa u shqetësuar se nga disa mund të quhet incest apo perversitet seksual.

Thjeshtra e babait të Elon Musk është rreth 40 vjet më e re se ai.

Errol Musk, 76 vjeç, ka jetuar dhe në njëfarë mënyre ka rritur Jana Bezuidenhout, 35 vjeçe, që kur ai u martua me nënën e saj Heide dhe ajo ishte katër vjece.

Ky duket se është fëmija i dytë i plakut Mask me Jana, që kur u raportua në 2018 se kishte lindur Elliot Rush, tashmë pesë vjeç, shkruan britanikja The Sun.

Errol ka thënë se fëmija i dytë me Jana ishte “i paplanifikuar”.

“Ata jetonin këtu. Jana qëndroi rreth 18 muaj pas lindjes së Rush, por e kuptoj që është dy gjenerata prapa meje dhe është një pengesë e madhe”.

“U martova me nënën e saj kur ishte 25 vjeçe dhe unë isha 45.

“Jana erdhi për të qëndruar disa ditë rreth gjashtë muaj më parë, por fëmijët nuk i duroja dot më, edhe pse sapo u larguan më mori malli”, thotë milioneri.

“Sikur të mos i doja fëmijët nuk do të kishin ekzistuar as Elon as Kimbal.”

Dhe në fakt në një intervistë në 2017 me revistën Rolling Stone, pronari i Tesla e SpaceX e përshkruan babanë e tij Errol si “një njeri i tmerrshëm sa nuk e kemi idenë.”

Elon Musk thoshte: “Babai im ka një plan djallëzor të menduar mirë, ai ka bërë çdo gjë djallëzore që ju mund t’ju shkojë mendja, është një djall”.

Këtë muaj edhe Elon Musk konfirmoi lindjen e dy binjakëve me një drejtoreshë të kompanisë së tij se mikrocipeve Neuralink.

Bashkë me dy të fundit miliarderi Musk raportohet se ka 10 fëmijë.

FOTO GALERI
2/6
Thjeshtra e babait të Elon Musk është rreth 40 vjet më e re se ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA