Video/ Pamjet e rralla tregojnë fokën që shfrytëzon fermën e midhjeve për t’i shpëtuar orkave vrasëse (fotot)

15/07/2022 16:15

Një fokë që po ndiqej nga një tufë balenash vrasëse, të njohura ndryshe si orka, tentonte të kërkonte strehim duke u fshehur në një rezervat të rritjes së midhjeve.

Pamjet e xhiruara me dron tregonin sesi foka po ndiqej nga tufa prej tetë orkash.

Në tentativën për t’i shpëtuar, foka u fsheh mes dy gardheve të litarëve në fermën e midhjeve Grunna Voe, në ishujt skocezë Shetland.

Por për fat të keq kur ajo doli nga vend mbulimi i sigurisë u kap dhe u vra nga orkat.

Studiuesja Emily Hague, e cila merret me pasojat që kanë strukturat e ndërtuara nga njeriu në botën e egër detare, tha se ishte “magjepsëse” të shihje sesi përdoreshin ato nga preja që i fshihet predatorëve.

Por ajo paralajmëroi se krijesa të tilla mund të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë impjanteve si fermat e peshkut apo instalacionet e energjisë, ku rrezikojnë plagosje.

Pamjet u xhiruan nga drejtuesi lokal i dronit Nick Mcaffrey, i cili ka gjurmuar rregullisht prezencën e orkave në rajon.

Pamjet e tij 38 minutëshe vinin nga episodi në mars.

Ai tha se zbulimi sjell një këndvështrim të ri mbi botën detare, në përplasjen mes dy nga predatorët më të aftë, që jetojnë pranë strukturave të ndërtuara nga njeriu dhe mbi rrezikun që ato shkaktojnë për botën e gjallë detare.

FOTO GALERI
1/3
Një fokë që po ndiqej nga një tufë balenash vrasëse, të njohura ndryshe si orka, tentonte të kërkonte strehim duke u fshehur në një rezervat të rritjes së midhjeve.

Top Channel