Tenton vetëvrasjen 17-vjeçarja në Vlorë, ndodhet në spitalin e Traumës
15/07/2022 10:28
Një 17-vjeçare është vetëhedhur nga kati I katërt I banesës në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e tentimit të vetëvrasjes së adoleshentes, ndërsa po hetohet.
Top Channel