Në parlamentin maqedonas, vazhdon sot debati mbi përmbajtjen e draftit të Kornizës-negociuese për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski insistoi se në formën aktuale, propozimi europian për zhbllokim e procesit të integrimit dhe hapjen e bisedimeve, pasqyron realisht qëndrimet e tyre të përcaktuara.

Më herët, në fjalimin e saj para deputetëve, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që udhëtoi vetë drejt Shkupit si për të treguar rëndësinë që ka pranimi i këtij plani, theksoi se me dritën jeshile ndaj tij vendi do të bëjë një hap tjetër drejt BE-së dhe se tani është momenti për të lëvizur “drejt një të ardhmeje të bllokut Maqedoninë e Veriut si anëtare me të drejta të plota”.

Në kohën kur e mori fjalën Kovaçevski, deputetët e OBRM-PDUKM-së bënë zhurmë me buri e bilbila që të mos dëgjohej fjalimi i tij dhe mbanin pankarta “tradhtarë të popullit”, “gjuhë dhe identitet”, “populli thotë jo, ndërgjegjësohu”.

Edhe një herë, ligjvënësit opozitarë e bënë të qartë se nuk do të lejojnë “të hapet dhe ndryshohet Kushtetuta” dhe akuzuan se propozimi i ofruar cënon gjuhën, identitetin dhe historinë dhe se bëhet “bullgarizimi”.

Propozimi francez parasheh çeljen në dy faza të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, e para do të ishte menjëherë pas miratimit të kompromisit nga ana e parlamentit në Shkup dhe faza e dytë pas hapjes së kushtetutës dhe njohjes së pakicës bullgare në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA