Shkolla në Texas ku u vranë 21 njerëz e fëmijë nga sulmuesi i armatosur, do të shkatërrohet (fotot)

15/07/2022 18:36

Si rezultat i vrasjes masive që tronditi SHBA dhe komunitetin në shumë vende të botës, shkolla fillore Robb Elementary në Texas do të shkatërrohet.

Sulmi i rëndë në qytezën Uvalde mori jetën e nëntëmbëdhjetë fëmijëve dhe dy mësuesve.

Pas sulmit qyteza e vogël ka mbetur e shtangur dhe vendimi u mor për shkatërrimin e shkollës nga bashkia në përgjigje të vrasjeve të tmerrshme që ndodhën aty.

Sipas Sky News, kryebashkiaku Don McLaughlin i Uvalde tha se struktura do të shkatërrohet por nuk dha afate kohore për veprimin.

Vrasjet në Texas kanë nxitur diskutime për dhunën e armëve në SHBA por konservatorët thonë se qeveria po i shfrytëzon episodet e dhunës për të hequr armët e qytetarëve, që garantohen nga kushtetuta amerikane.

FOTO GALERI
1/2
Sulmi i rëndë në qytezën Uvalde mori jetën e nëntëmbëdhjetë fëmijëve dhe dy mësuesve.

Top Channel