Shkarkohet drejtori i AKU Fier pas denoncimit të Fiks Fare/ Laboratori nxirrte të pastër bulmetin me fekale

15/07/2022 13:13

Drejtori i AKU, Fier, YIli Asanbejlli është shkarkuar pas denoncimit në Fiks Fare të laboratorit të paakredituar në Fier, i cili djathin dhe gjalpin me ujin e Gjanicës e nxorën të pastër.

Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier, ku djathin dhe gjalpin e larë me ujin e lumit Gjanica e çonin për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dilnin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.

Investigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.

Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për e -coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.

Por sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2 -3 orë që ta kishte për AKU-në.

Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike ,për kripën dhe lagështirën e produkteve.

Sipas këtij laboratori në këto analiza, aroma e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.

Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët e Fiksit në lumin Gjanica.

Por Fiksi kërkon nga laboratori “Vesa” të marrë përgjigjen e analiza për e-colin. Kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim.

Laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit të Fiksit edhe për e-colin ku thuhet se: Produkti është shumë i pastër dhe i kosumueshëm për qytetarët.

Emisioni Fiks Fare kërkoi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit nëse laboratori “Vesa” ishte i akredituar dhe sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për laboratorin “Vesa”.

Sipas njoftimit nga ana e tij janë kryer shkelje të rënda

a) mospërmbushje e detyrave;
b) mosrespektim i përsëritur i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave, tè cilat kanë sellë pasoja shumë të rënda
c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale.

Ylli Asanbejlli urdhër ndërprerje_15072022115720 (1)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA