Që prej datës 12 korrik po kryhen në të gjithë vendin regjistrimet në klasën e dhjetë, përmes platformës e-Albania.

Procesi zgjat deri në 24 korrik. Ata prindër apo kujdestarë ligjorë që nuk e regjistrojnë dot fëmijën përmes e-Albanias, janë të ftuar të paraqiten ne shkollë fizikisht.

“Procesin e regjistrimit me e-Albania ne e kryejmë për herë të dytë, pasi vjet ishim pjesë e projektit pilot, pra kemi përvojë tanimë. Për ata prindër që kanë vështirësi në shkollë ka gjithmonë mësues dezhurn që i ndihmon ata, për ta kryer me sukses.

Shkollat 9 vjeçare që u takon të regjistrohen në gjimnazin “Sami Frashëri” janë disa si “Fan Noli”, “Servete Maçi”, “Lidhja e Prizrenit”, “De Rada”, “Avni Rustemi”, pjesë këto edhe të projektit gjerman.

Ka dhe një kërkesë të shtuar të prindërve që nuk i kanë fëmijët jashtë territorit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por që nuk mund të ndihmohen, pasi kjo etapë është për shkollat që janë nën juridiksionin e gjimnazit “Sami Frashëri”.  Kjo dëshirë lidhet jo vetëm me traditën që ka ky institucion arsimor, por edhe për faktin që pas shkatërrimit nga tërmeti, shkolla është rindërtuar nga e para dhe është ndoshta më e mira në Shqipëri për sa i përket infrastrukturës“, tha Majlinda Ziu, drejtoreshë në shkollën “Sami Frashëri”.

“Unë kam ardhur të regjistroj vajzën në vit në parë në gjimnaz. Por nuk po e kryej dot regjistrimin. Shkrova në faqen zyrtare të gjimnazit dhe më thanë të paraqitem te shkolla. Vajzën e vogël e regjistrova pa problem fare me e-Albania për në klasën të parë”, tha një prind.

Mbi 30 mijë nxënës parashikohet të regjistrohen në gjithë vendin në klasën e dhjetë, për të nisur vitin e ri shkollor në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA