Armando Broja i pafat. Sulmuesi kuqezi iu bashkua Chelsea-t në përgatitoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm dy ditë më parë, por që në seancën e dytë stërvitore pësoi një dëmtim shqetësues.
Në foton që po qarkullon në rrjet, shfaqet Broja që lë qendrën stërvitore me ndihmën e një makine specifike, teksa këmba e tij e majtë është brenda një proteze dhe sulmuesi ka pranë edhe patericat.
Fotoja flet shumë dhe natyrisht duket se dëmtimi i Brojës është vërtetë shqetësues, aq më tepër që vjen në një moment mjaft të rëndësishëm të sulmuesit kuqezi, i cili është në qendër të merkatos dhe pret të mësojë të ardhmen.
Ndërkohë, klubi i Chelsea-t nuk ka dhënë ende detaje mbi shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, teksa më parë pritet që Broja të kryejë ekzaminime të detajuara mjekësore.
Top Channel