Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Emily Ratajkowski raportohet nga mediat se po përgatitet të divorcohet nga bashkëshorti i saj i katër viteve Sebastian Bear-Mclard, për arsye se ai e ka tradhtuar.
Një burimi afërt tha për rrjetin e New York, Page Six se 41-vjecari producent filmash, është një “tradhtues serial”.
“Ai e ka tradhtuar atë, është një tradhtues serial, nuk i bën përshtypje, është një qen”, citohej burimi të kishte thënë për mediat.
Megjithse në sistem nuk ka ende depozitim divorci, modelja 31 vjeçare, e cila ka djalin një-vjeçar Sylvester me bashkëshortin, është parë duke shëtitur pa unazën e martesës.
Sot ajo shihej në New York duke shëtitur qenin bukurosh të çiftit, pastorin gjerman të shartuar me husky, Colombo, e veshur me një bluzë të shkurtër që i tregonte barkun.
Ratajkowski ka bërë të nisin zhurmat e ndarjes prej fillimit të javës kur dilte me të birin në park pa unazën e martesës.
Ajo nuk është parë me unazë në gisht as në videot në TikTok, ku ka nisur të kërcejë shpesh në xhinse të shkurtra.
Top Channel