Dhuna e grekëve ndaj tifozëve dardanë, UEFA merr vendimin përfundimtar

15/07/2022 19:18

Kosova u mposht 2-0 në Volos përballë Greqisë më 12 korrik, duke humbur mundësinë të siguronte vendin e parë në grupin 2 të Ligës C në Nations League. Transferta e dardanëve nuk kaloi pa probleme.

Në pjesën e dytë të takimit, tifozët vendas filluan të hidhnin mjete piroteknike në tribunën ku ishin vendosur tifozët shqiptarë. Ndeshja u ndërpre për rreth 5 minuta, teksa lojtarë të Kosovës reaguan tek arbitri kryesor për skenat e turpshme.

Është ndeshje futbolli, nuk është luftë”, shpërtheu Vedat Muriqi. Edhe kapiteni Amir Rrahmani u afrua të komunikojë me arbitrat, por pati një përplasje me trajnerin e Greqisë, uruguaianin Gustavo Poyet, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj mbrojtësit të Kosovës.

Në pushimin mes dy pjesëve pati edhe hedhje sendesh e dhunë ndaj tifozëve të Kosovës, himni u shoqërua me vërshëllima në stadiumin e Volosit, teksa lazerat shoqëruan gjatë gjithë ndeshjes lojtarët dardanë.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, ka gjobitur Federatën Greke të Futbollit me 31750 euro në total, teksa ka mbyllur edhe një sektor tribune për sfidën e radhës që helenët do e luajnë në stadiumin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA