Një 26 vjeçar është arrestuar në Fier, pasi iu gjetën të fshehura poshtë sediljes së makinës ku ishte pasagjer një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Levani”, u procedua penalisht në gjendje të lirë shoferi i automjetit, vlonjati 28-vjeçar me iniciale E. B., për “Moskallëzimi i krimi”.
Mbi të riun me iniciale E. O., banues në Vlorë, rëndon akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. B., 28 vjeç, banues në Vlorë.
U sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel