U shpëtuan nga 18-vjeçari hero/ Një nga të miturit del nga spitali, tjetri qëndron nën kujdesin e mjekëve
14/07/2022 17:45
Njëri nga dy të miturit e shpëtuar nga mbytja në plazhin Sektor Rinia ka dalë nga pediatria ku të dy u shtruan pas nxjerrjes nga deti dhe është pranë familjes.
Ndërkohë i mituri tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi këtë mesditë në Durrës. Të miturit rrezikonin mbytjen, ndaj Anri Kashiku nuk hezitoi të shkonte për t’i shpëtuar. 18-vjeçari ka shkuar të shpëtojë të vëllanë dhe shokun e tij. E ndërsa të miturit kanë dalë në breg me ndihmën e tij dhe të personave të tjerë, i riu nuk ka mundur. Dallgët e kanë zhvendosur trupin e tij dhe menjëherë është njoftuar policia kufitare e cila ka nisur kërkimet për shpëtimin e tij. Po rreth orës 15.00 trupi i tij u gjet pa jetë në det.
Top Channel