Mbi 550 gra kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanisë Uber, nën pretendimin se janë sulmuar seksualisht nga drejtuesit e makinave të këtij shërbimi taksi.
Paditë u depozituan në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos. Një zëdhënësi i Uberit pohoi për BBC-së se ata po i marrin shumë seriozisht këto raporte.
“Sulmi seksual është një krim i tmerrshëm. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se siguria, prandaj Uberi ka ndërtuar veçori të reja sigurie dhe është më transparent për incidentet serioze. Ne nuk mund të komentojmë mbi çështjet gjyqësore, por do të vazhdojmë ta mbajmë sigurinë në zemër të punës tonë”, u shpreh ai.
Padia, e ngritur nga avokatët në firmën ligjore “Slater Slater Schulman”, tregon se sulmet seksuale kanë ndodhur në “disa shtete”.
Dhe kompania, nuk është se nuk ka qenë në dijeni të këtij fenomeni. Muajin e kaluar, ajo vetë publikoi raportin e dytë të sigurisë në SHBA, i cili tregoi se kishte 998 incidente të sulmeve seksuale në vitin 2020, duke përfshirë 141 raporte përdhunimi.
Uberi theksoi në raport se ka marrë gjithsej 3 mijë e 824 raporte për pesë kategoritë më të rënda të sulmeve seksuale ne periudhën e viteve 2019 dhe 2020.
Top Channel