Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri do transferohet në burgun e Lushnjës, ndërsa ishte duke vuajtur dënimin prej  3 vite e 4 muajsh në burgun e Fierit.

Kërkesa është dorëzuar nga familjarët pak dite më parë pranë drejtorisë së përgjithshme te burgjeve, thonë burime për Top Channel.

Burgu i Fierit është i sigurisë se lartë, ndërsa qelitë ne burgun e Kosovës në Lushnjë janë të sigurisë së zakonshme. Një burim i tha Top Channel se ish ministri ka kundërshtuar rregulloren e burgut të Fierit, sipas te cilës të burgosurit nuk duhet te furnizohen me ujë nga familjarët.

Me shumë mundësi, ish zyrtari i dënuar me 3 vjet e kater muaj burg nga gjykata e apelit te posaçëm mund tu këtë kërkuar zyrtareve të këtij institucioni lejimin e ujit, por diçka e tille nuk është pranuar thanë burimet jo zyrtare.

Megjithatë versioni  i konfliktit mes ish ministrit dhe drejtorit te burgut nuk pranohet zyrtarisht, por pranohet vetëm kërkesa qe ai te afrohet sa me pranë familjes.

Nga ana tjetër pritet qe Saimir Tahiri mbas kësaj lëvizjeje dhe kërkesës tjetër qe kishte dorëzuar ne gjykatën e larte për pezullim dënimi mbasi i rrezikohet jeta ne burg,  të kërkojë shërbimin e provës për dënimin qe i ka mbetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA