Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkon të ndryshojë burg dhe të afrohet sa më pranë familjes.

Kërkesa e dorëzuar pak ditë më parë pranë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve sipas burimeve të Top Channel synon ndryshimin e qelisë nga ai i Fierit në një burg të sigurisë së zakonshme në burgun e Kosovës në Lushnjë.

Burimet i thanë TCH  se kërkesa për ndryshimin e burgut sipas kerkesës së ish zyrtarit të  lartë nuk është marre ende në shqyrtim mbasi komisioni është ndarë me dy qëndrime.

Por njëherazi një burim i tha TCH  se në burgun ku u dërgua menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e  shpalli fajtor nga shkurt i këtij viti, ish ministri ka kundërshtuar rregulloren e burgut të Fierit , sipas së cilës të burgosurit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët. Me shumë mundësi ish zyrtari i dënuar me 3 vjet e katër muaj burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm mund t’u ketë kërkuar zyrtarëve të këtij institucioni lejimin e ujit, por diçka e tillë nuk është pranuar  thanë burimet jo zyrtare.

Megjithatë versioni  i konfliktit mes ish ministrit dhe drejtorit të burgut nuk pranohet zyrtarisht, por pranohet vetëm kërkesa që ai të afrohet sa më pranë familjes.

Nga ana tjetër pritet që Saimir Tahiri pas kësaj lëvizjeje dhe kërkesës tjetër që kishte dorëzuar në Gjykatën e Lartë për pezullim dënimi pasi i rrezikohet jeta në burg, të kërkojë shërbimin e provës për dënimin që i ka mbetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA