“Shpërthen bomba” e merkatos, Arabia Saudite ofron 300 milionë euro për Ronaldon

14/07/2022 09:12

Që kur u bë publike dëshira e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Manchester United, portugezi është duke parë mundësitë për të ardhmen e tij në disa klube në Evropë, siç janë: Chelsea, Bayern, Napoli, Roma, Barcelona…

Megjithatë, asnjë nga ato skuadra nuk ka arritur të vendosë në tavolinë një propozim po aq i fortë për të, sa ai që sapo ka ardhur nga Arabia Saudite. Sipas stacioneve televizive portugeze, sulmuesi ka marrë një ofertë prej 300 milionë euro për të luajtur për dy sezone në Arabi.

SuperSport shkruan se raportimet nga Portugalia sigurojnë se një klub arab, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pp tenton të bindë Cristianon me ofertën më të madhe në histori. 300 milionë euro që do të shpërndaheshin si më poshtë: 30 milionë pagesa për Manchester United, 250 milionë, të ndarë në dy sezone pagë për portugezin dhe 20 milionë euro të mbetura për ndërmjetësin.

Megjithatë, siç dihet tashmë, thelbësore për CR7 është që të luajë të paktën edhe një sezon në Champions League, ndaj për momentin ai nuk mendon të pranojë një propozim të tillë.

Me Kupën e Botës Katar 2022 në prag, ylli portugez është ende i sigurt se disa nga klubet e mëdha evropiane që e kanë vëzhguar atë do të bëjnë një propozim të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA