Prokurori i Apelit Durrës, Ludovik Dodaj është shkarkuar nga detyra këtë të enjte, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas provave të paraqitura, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e pasurisë, duke qenë në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Në vitin 2020, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit shkarkimin e Dodajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 255, datë 08.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 08.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ludovik Dodaj.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA