Presidenti i Italian, Sergio Mattarella ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi, pak orë pasi ky i fundit e kërkoi.
Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë, Mattarella i kërkoi Draghit që t’i drejtohej më parë parlamentit për të marrë një panoramë më të qartë të situatës politike
Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi se do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit të qevreisë partia Pesë Yjet tërhoqi mbështetjen e tij në një votëbesim të madh të enjeten
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021.Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë ishte zhdukur.
“Do t’ia dorëzoj dorëheqjen presidentit të republikës sot në mbrëmje”, tha ai.
Refuzimi i Lëvizjes Pesë Yjet për të mbështetur Dekretin kyc të ndihmës, në Itali që gjithësesi u votua të enjten edhe pa mbështetjne e tyre, sinjalizoi rënien e qeverisë.
dekreti që u bë mollë sherri, do të ndajë miliarda euro për familjet dhe kompanitë , në përpjekje për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit. Por refuzimi i Lëvizjes Pesë Yje për të votuar në parlament shkaktopi një krizë të madhe pasi partia e tij është një nga më të rëndësishmet në koalicionin qeverisës.
Draghi e kishte pohuar se do ta linte qeverinë nëse Lëvizja Pesë Yjet do të largohej nga shumica në pushtet.
Top Channel