Presidenti 73 vjeçar i Sri Lanka, Gotabaia Rajapaksa, u arratis nga vendi pasi demonstruesit kundër politikave të tij falimentuese bastisën pallatin presidencial në fundjavë.
Sot Rajapaksa ka dërguar me email letrën e tij të dorëheqjes te kryetari i parlamentit parlamentit, pak pasi mbërriti në Singapor.
Dorëheqja tashmë do të kalohet të kryeprokurori i vendit për implikime të mundshme ligjore, para se të pranohet, tha zëdhënësi i kryetarit të parlamentit Indunil Yapa.
Më pas edhe letra origjinale do të dërgohet në Colombo nga Singapori, tha për agjencinë Reuters një burim i afërt me çështjen.
Zhvillimi bën të qartë se arsyeja e vonesës së dorëheqjes së presidentit teksa ishte në vendin e tij, qe vetëm ruajtja e imunitetit nga frika e arrestimit.
Ndërkohë protestuesit vijojnë të dalin në rrugë mes krizës së rëndë ekonomike në ishullin shtet me 22 milionë banorë.
Rajapaksa, gruaja Ioma dhe dy bodyguard-ë mbërritën në Singapor nga ishujt Maldive, ku kishin ndaluar një ditë më herët.
Ndërkohë në Sri Lanka, protestuesit raportohet se janë larguar nga ndërtesat qeveritare dhe ushtria ka vendosur sigurinë në zonën e parlamentit, duke vendosur një qetësi të tensionuar mes shkatërrimit ekonomik të vendit nga klasa politike.
Top Channel