Një 55-vjeçar është arrestuar në Lezhë për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se shtetasi me iniciale P.Z.  se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij në fshatin Balldre bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA