Nga SHBA-ja në Greqi, Hëna e Drerit ofron spektakël në qiellin e natës (Foto)

14/07/2022 13:09

Fotografë e kameramanë nga e gjithë bota i kthyen objektivat e aparateve të tyre nga qielli në orët e mbrëmjes, për të mos humbur spektaklin e super Hënës së Drerit.

“A e patë hënën dje”, ishte pyetja që shoqëroi foton e magjishme të shkrepur nga Jose Moreno në Seattle të Shteteve të Bashkuara, që përjetëson momentin e ngritjes së hënës së rrumbullakët në një ngjyrë të verdhë mahnitëse pas Space Needle.

Këtë pamje të mrekullueshme të hënës, njerëzit do të kenë mundësi ta ndjekin për disa ditë, edhe pse ajo nuk do të shfaqet më kaq e plotë.

Arsyeja përse dukej e madhe dhe tejet e shndritshme, ishte se në orbitën e saj eliptike, në 13 korrik, ajo ndodhej në pikën më të afërt me Tokën.

Fenomeni i superhënës ndodh pikërisht kur sateliti i vetëm natyror është në perigjeun e tij me Tokën.

Termi u krijua në vitin 1979 dhe përdoret për të përshkruar hënën e plotë që arrihet në momentin kur ajo i afrohet pikës më të afërt në orbitën rreth planetit tine.

Sipas Almanakut të Fermerëve, ai vjen nga fiset vendase amerikanët dhe e shkuara kolonialiste, kur hëna përdorej për të identifikuar stinët, dhe në këtë kohë, ndodhte që drerëve meshkuj u rriteshin brirë të rinj.

Hëna e plotë njihet edhe si “Hëna e Bubullimës” sepse stuhitë janë të shpeshta gjatë këtij muaji.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA