Franca duhet të mobilizohet për t’u përgatitur për skenarin e mundshëm që do të ketë mungesë energjie këtë vjeshtë, sepse Rusia po përdor shkurtimet në furnizimet në Evropë si një armë në luftën e saj me Ukrainën, tha të enjten presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke folur në një intervistë televizive për të shënuar ditën kombëtare të Francës, Macron tha se një pjesë e këtij mobilizimi do të përfshinte konsumatorët dhe bizneset franceze që të pakësojnë përdorimin e tyre të energjisë.

Bashkimi Evropian, i cili, përpara se të niste lufta në Ukrainë, ka marrë rreth 40% të gazit nga Rusia, ka bërë plane për t’i zvogëluar importet për dy të tretat deri në fund të vitit dhe për të ndaluar plotësisht gazin rus deri në vitin 2027.

Blloku ka vendosur tashmë që të bllokojë qymyrin rus, duke filluar nga gushti, dhe shumicën e naftës ruse brenda gjashtë muajsh. Qëllimi është që Rusisë t’i zvogëlohet shuma prej 850 milionë dollarësh në ditë, që merr nga shitjet e naftës dhe gazit në Evropë. Zvogëlimi i kësaj shume, pastaj, do të pengonte financimin e luftës së saj në Ukrainë.

Qeveritë dhe ndërmarrjet evropiane kanë blerë gaz të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara. Ky gaz, që shpërndahet me anije, është më i shtrenjtë, në krahasim me gazin që sigurohet nga Rusia, përmes tubacioneve./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA