Linjat ajrore Emirates kanë akuzuar aeroportin kryesor të Londrës, Heathrow për “luftë industriale” i cili i kërkon kompanive të reduktojnë fluturimet e verës për të zbutur “trazirat e udhëtimeve, duke e përshkruar sjelljen “të paarsyeshme e të papranueshme”.
Në një deklaratë të ashpër, kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe, akuzonte menaxhimin për “inkompetencë” dhe paaftësi për përballimin e sezonit të pushimeve.
Aeroporti Heathrow njoftoi dje se po kufizonte udhëtimet ditore në 100,000 pasagjerë dhe i kërkoi kompanie të ndalojnë shitjet e biletave, me arsyetimet e zakonshme të rritjes së kërkesës dhe mungesës së stafit.
Duke u kërkuar ndjesë pasagjerëve, Heathrow tha se disa fluturime nga Londra do të zhvendoseshin në një ditë tjetër ose aeroport tjetër, ose do të anullohen.
Por linjat Emirates – që operojnë gjashtë fluturime me kthim nga aeroporti kryesor i Londrës drejt Dubait – thanë se Heathrow i kishte dhënë vetëm 36 orë kohë për të aktivizuar reduktimet e kërkuara.
Problemet me fluturimet janë shfaqur sivjet në shumë aeroporte të Evropës të cilat justifikohen me mungesa të stafit si pilotë, stjuardesa, punonjës check-in e të tjerë që ishin pushuar gjatë kohës së izolimit. Kjo ka bërë që shumë pasagjerë të përballen me anulime, vonesa të gjata apo probleme me bagazhet.
Emirates akuzonte aeroportin e Heathroë për një mendësi “kavalieri” ndaj pasagjerëve dhe linjave ajrore, duke thënë se ishte përgatitur për sezonin duke punësuar e trajnuar 1,000 pilotë vitin e fundit, ndërsa Heathrow nuk kishte vepruar, planifikuar apo investuar.
Top Channel