Linja ajrore refuzon thirrjet e aeroportit kryesor britanik për reduktime të fluturimeve, akuzon për ‘inkompetencë’ (fotot)

14/07/2022 18:18

Linjat ajrore Emirates kanë akuzuar aeroportin kryesor të Londrës, Heathrow për “luftë industriale” i cili i kërkon kompanive të reduktojnë fluturimet e verës për të zbutur “trazirat e udhëtimeve, duke e përshkruar sjelljen “të paarsyeshme e të papranueshme”.

Në një deklaratë të ashpër, kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe, akuzonte menaxhimin për “inkompetencë” dhe paaftësi për përballimin e sezonit të pushimeve.

Aeroporti Heathrow njoftoi dje se po kufizonte udhëtimet ditore në 100,000 pasagjerë dhe i kërkoi kompanie të ndalojnë shitjet e biletave, me arsyetimet e zakonshme të rritjes së kërkesës dhe mungesës së stafit.

Duke u kërkuar ndjesë pasagjerëve, Heathrow tha se disa fluturime nga Londra do të zhvendoseshin në një ditë tjetër ose aeroport tjetër, ose do të anullohen.

Por linjat Emirates që operojnë gjashtë fluturime me kthim nga aeroporti kryesor i Londrës drejt Dubait  thanë se Heathrow i kishte dhënë vetëm 36 orë kohë për të aktivizuar reduktimet e kërkuara.

Problemet me fluturimet janë shfaqur sivjet në shumë aeroporte të Evropës të cilat justifikohen me mungesa të stafit si pilotë, stjuardesa, punonjës check-in e të tjerë që ishin pushuar gjatë kohës së izolimit. Kjo ka bërë që shumë pasagjerë të përballen me anulime, vonesa të gjata apo probleme me bagazhet.

Emirates akuzonte aeroportin e Heathroë për një mendësi “kavalieri” ndaj pasagjerëve dhe linjave ajrore, duke thënë se ishte përgatitur për sezonin duke punësuar e trajnuar 1,000 pilotë vitin e fundit, ndërsa Heathrow nuk kishte vepruar, planifikuar apo investuar.

FOTO GALERI
1/5
Emirates kanë akuzuar aeroportin kryesor të Londrës, Heathrow për “luftë industriale” i cili i kërkon kompanive të reduktojnë fluturimet e verës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA