Delfinët e rrallë Iravadi bëjnë debutimin spektakolar në ujërat e Indonezisë (fotot)

14/07/2022 21:55

Disa nga mendjet më të ndritura në tokë jetojnë në dete, thotë një shprehje qe i referohet gjitareve më inteligjente te ujit.

Kështu që në vitin 2012 u zbulua për herë të parë specia e delfinëve Iravaddy në zonën Kalimantan, në pjesën indoneziane të ishullit të Borneo, i njohur për botën e pasur të kafshëve dhe pyjet e dendur tropikalë.

I njohur gjithashtu si ‘orcaella brevirostris’, delfini i rrallë vlerësohet për prezencën e tij ekskluzive.

“Prezenca e delfinëve Irawaddy në ujërat e Kalimantan është një fakt emocionues për studimet tona, me qëllim mbledhjen e informacioneve për popullatën e kësaj specieje unike”, shkruan Albertus Tjiu, biolog i grupit indonezian të konservimit.

”Në të gjithë botën ka rreth 6,000 delfinë irravaddy, shumica e tyre në brigjet e Bangladeshit dhe pjesa tjetër e shpërndarë në ujërat e Tailandës, Kamboxhias, Indonezisë, Filipineve dhe verilindjes së Australisë. Delfinët Irravadi klasifikohen si të rrezikuar kryesisht në lumin gjigant aziatik Mekong, lumin indian Ayeyawardi dhe lumin Mahakam në Kalimantan”.

FOTO GALERI
1/7
Në të gjithë botën ka rreth 6,000 delfinë irravaddy, shumica e tyre në brigjet e Bangladeshit dhe pjesa tjetër e shpërndarë në ujërat e Tailandës, Kamboxhias, Indonezisë, Filipineve dhe verilindjes së Australisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA