Braçe-Krifca, sherr për tokat/ interpelanca me debate të forta në kuvend mes deputetit të PS dhe ministres së Bujqësisë

14/07/2022 15:29

Bujqësia edhe kësaj here në parlament shkaktoi debat brenda maxhorancës ku flamurin e kritikave e mban Erion Braçe.

Deputeti rebel  Braçe para se të nisë të flasë për kontrata e qiradhënies së tokave bujqësore, foli për rritjen e kostove të prodhimit bujqësore.

” Bujqësia po rritet realisht. U rrit qiraja e tokës, kostoja e plugimit, frezimit, mbjelljes prej naftës sigurisht. U rrit kostoja e vaditjes prej klimës dhe çmimit të naftës. U rrit kostoja e plehërimit prej kartelit. U rrit mirëqenia, u rritën të gjitha pse mos të rritemi edhe ne”, tha ai.

Analizë kjo që nuk u mirëprit nga Krifca.

” Pas një prezantimi që bëri deputeti unë nuk di nga ta kap. ”

“Brenda vjeshtës së këtij viti ne do të bëjmë publike një platformë të re me informacion të parcelave në administrim të Ministrisë së Bujqësisë për t’u dhënë me qira, të verifikuara në terren. Pranë ministrisë rezultojnë 52 kontrata.”

Por sipas Braçes, jo të gjitha ata që kanë mora toka me qira nga Fondi Shtetëror kanë bërë një histori suksesi në bujqësinë shqiptare.

“Ndërkohë që unë di nga ta kap, do ta kap nga kontrata. Një i fortë kryetari i PD në njësinë Gradisht ka mbjell plepa zonja ministre. Toka është e zënë për 40 vjet  ku këto plepa janë në tokë buke që fare mirë mund të përdorej për grurë.

Ndërkohë për ministren as rastet e suksesit dhe të abuzimit nuk mbajnë firmën e saj.

Kontratar janë lidhur nga viti 2013-2020”, tha ministrja.

“Toka nuk mund të jetë qokë për shokë, as për klientë” , tha deputeti.

“Kam vendosur auditimin e kontratave të qiradhënies nga periudha 2013-2020”, tha Frida.

Për të zbutur debatin në publik, ministria ftoi Braçen që këto të vërteta të diskutohen në zyrën e saj. Ftesë që u refuzua menjëherë.

“Unë do ju kisha mirëpritur që të gjitha këto problematikat e kontratave  të mund t’i mi kishe adresuar në zyrën time”, tha Krifca.

“Më duhet që t’ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri. Unë punoj në parlament. Puna në ministri drejtohet prej jush. Unë që të jeni e qete nuk do të punoj ndonjëherë në atë ministri” , tha Braçe.

Sipas ministres eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare janë në rritje, por sipas deputetit shifrat nuk rrisin fitimin e fermerit por të tregtarëve.

” Nga 40 pika grumbullimi që ekzistonin në vitin 2013 sot funksionojnë 260 prej tyre. 24% më shumë eksporte nga 6 mujori i kaluar nuk vjen vetiu.”

 “Ato para i kanë marrë eksportuesit, jo prodhuesit Ndërtimi i rrjtevë të grumbulluesve është një e mirë, por që duhet të ishte një e mirë publike, jo private”, tha ai.

Top Channel