Avokati Braho: Vettingu i nxori prokurorët dhe gjyqtarët e papërshtatshëm nga dera, por ata rihynë në sistem nga dritarja

14/07/2022 18:48

Avokatët protestuan sot  përpara Këshillit të Lartë Gjyqësore për hartën e re, e cila redukton gjykatat në vend dhe lë vetëm Gjykatën e Apelit në Tiranë. Kjo i ka shtytë avokatët që të bllokojnë dhe të marrim vendimin ekstrem për bojkotin e çështjeve gjyqësore.

Për të folur për këtë çështje, avokati Ledio Braho, i ftuar në Top Talk tha se avokatët janë të lidhur ngushte me sistemin e drejtësisë dhe është e padrejtë që sot të mos dëgjohet zëri i tyre.

Teksa foli për reformën në drejtësi, avokati Braho tha se vettingu nuk nisi se ishin avokatët e korruptuar, por se prokurorët ishin të tillë. Ai tha se se nuk është dakort që gjyqtarët me probleme të futen sërish në sistemin e drejtësisë.

Shqipëria e ka provuar edhe pa avokat, por sot avokati është i lidhur me sistemin e drejtësisë. Në të gjithë këto vite, avokatët nuk janë dëgjuar. Sistemi i drejtësisë ka 30 vite që vetëm baltoset. Reforma në drejtësi nuk nisi se ishin avokatët e korruptuar, por prokurorët ishin të tillë.

Shqipëria është komunitet aktiv me avokatë, por nuk janë shumë se çdo lloj konflikti çohet në gjykatë, 3 mijë nuk janë shumë. Vetingu i nxori prokurorët dhe gjyqtarët e papërshtatshëm nga dera, por ata rihynë në sistem nga dritarja. Kjo është reforma, nuk kam qenë dakort me këtë qasje, por ky është fakt sot”, tha avokati në Top Talk.

Top Channel