Një mjet që po transportonte emigrant të paligjshëm nga Lindja e Mesme është ndaluar nga policia në Pogradec.

Mjeti tip “Golf”, me 4 shtetas që dyshohet se janë refugjatë, i kishte ikur një postblloku në dalje të qytetit të Porgadecit për në drejtim të Tiranës, por pas ndjekjes nga ana e uniformave blu, ndalja e mjetit u bë në Piskupat duke shfrytëzuar edhe bllokimin e pjesshëm të këtij aksi rrugore për shkak se po përgatitur që të zhvillohej aktiviteti “Kupa e Shqipërisë” në çiklizëm.,

Në momentin që i është afruar policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur, duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por pas disa minutash është prangosur nga efektivët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA