Zjarri në malin e Çikës vazhdon për të tretën ditë, ndërsa pasditen e sotme flakët kanë zbritur edhe më poshtë duke iu afruar fshatit Dhërmi.
Nga tymi që ka përfshirë këtë zonë ka larguar dhe pushuesit nga plazhi, pasi era që fryn nga jugu tymin e ka drejtuar në plazh ku ka pas dhe shume pushues të cilët janë larguar nga kjo re tymi. Ndërkohë që në orët e para të ditës dhe në vijim janë zjarrfikësit e Himarës që qëndrojnë nga zona e fshatit Dhërmi për ta mbajtur në kontroll ndërkohë që punonjësit e ADZM ndodhen nga fshati Palasë. Nga dita e djeshme dhe deri tani në malin e Cikës janë djegur disa ha me shkurre dhe pemë të thata në një vijë prej 3 km. Mësohet se ditën e nesërme në orët e para do të ndërhyhet me ushtarë të FA, ku sipas prefekturës së Vlorës do të jenë 60 ushtar.
Raportohet gjithashtu se tymi është përhapur në të gjithë hotelet e zonës dhe me vështirësi duket plazhi. Edhe pse kjo situatë vijon prej disa minutash, ende autoritetet nuk kanë marrë masa për të shuar zjarrin që po dëmton pushimet e mijëra turistëve të huaja dhe vendas në zonën e Dhërmiut.
Top Channel