Tirana është mundur edhe në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë nga Dudelange i Luxemburgut duke u eliminuar që në raundin e parë të Champions League.
Bardheblutë tentuan të bënin kthesën e ndeshjes në 45 minutat e para me disa raste të Seferit, Xhixhës dhe Devid por pa sukses.
Pjesa e dytë filloi keq për kryeqytetasit pasi që në minutën e 50 skuadra e Dudelange kalon në avantazh, një moment shokimi për djemtë e Orges Shehit që nuk po arrinin të korrigjonin gabimet e njëpasnjëshme ndërkohë mesfushori me origjinë shqiptare i Dudelange Dejvid Sinani dyfishon shifrat 11 minuta më pas si për ti vënë vulën kualifikimit të ekipit të tij.
Shehi tenton me disa zëvendësime por i vetmi moment i bukur i 90 minutëshit për Tiranën ishte goli i nderit i shënuar nga Xhixha në minutën e 78.
Me rezultatin e përgjithshëm 3-1 Dudelange kalon në raundin tjetër të Champions League ndërsa Tirana do të zbresë në Conference League ku do të marrë pjesë në raundin e dytë, aty ku e pret skuadra boshnjake Zirinjskin. Ndeshjet mes tyre do të luhen më 21 dhe 28 korrik.
Top Channel