Shkolla “Naim Frashëri” në Korçë vazhdon të mbetet një institucion arsimor segregues, pasi 95% e nxënësve të cilët e frekuentojnë i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.
Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ankesa e prindërve në këtë shkollë edhe këtë vit nuk është marrë asnjë masë si nga ana e drejtorisë rajonale të arsimimit por edhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për gjithëpërfshirje.
Sipas Etleva Tare, Specialiste e Zyrës Rajonale Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë disa mundësi të cilat do të ofrojnë gjithë përfshirje si regjistrimi në këtë shkollë të nxënësve të cilët vijnë nga njësitë administrative.
Kanë qenë mbi 30 gra të cilat kanë dorëzuar te komisioneri ankesën e tyre e ndërsa në vitin 2017 vetëm 5 e kanë çuar çështjen te gjykata e Strasburgut.
Në 4 qershor 2022 kjo gjykatë vendos që këto gra të dëmshpërblehen me 4500 euro. Shkak për segregimin tek kjo shkollë janë bërë politikat ndihmuese nga pushteti qendror i cili ofronte për fëmijët e komunitetit rom edhe egjiptian paketë ushqimore.
Gjatë vitit shkollor 2021-2022 kjo shkollë është frekuentuar nga 146 nxënës pjesa më e madhe e të cilëve i përkisnin komunitetit rom edhe egjiptian e tashmë që kanë filluar dhe regjistrimet për në klasë të parë mbetët për t’u parë a do të merren masa për gjithëpërfshirjen.
Top Channel