Pushime me Covid 19/ Në Vlorë shtohen rastet e të vegjëlve që paraqiten në pediatri
13/07/2022 12:11
Në pediatrinë e Vlorës kryhen rreth 60 vizita në ditë nga të cilat 5-6 fëmijë rezultojnë pozitiv me Covid 19.
Shefja e Pediatrisë së spitalit rajonal, Rina Llanaj shprehet se ajo që bën diferencën nga virozat e stinës është pikërisht temperatura e lartë.
Virusi po prek të vegjlit e sapolindur nga 1 muaj deri në 1 vjeç.
Sipas mjekëve disa prindër nuk lejojnë kryerjen e tamponit ndaj numri i të infektuarve mund të jetë më i madh.
Sipas shefes së Pediatrisë së Vlorës të vegjlit e prekur janë banorë të qytetit por dhe fëmijë të emigrantëve që vijnë me pushime në qytetin bregdetar.
Top Channel