Policia e Shkodrës “aksion” në zonat Pult dhe Shalë! Asgjësohen 4200 bimë kanabis në mes të pyllit

13/07/2022 16:24

Një operacion masiv anti-kanabis është duke u zhvilluar prej 48 orësh në Shkodër, me qëllim goditjen e narkotikëve.

Në njësitë administrative Pult dhe Shalë, të bashkisë Shkodër, po vijon operacioni në të cilin janë përfshirë 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë që ka në dispozicion DVP Shkodër.

Gajtë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës.

U asgjësuan rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA