Kina thotë se ‘ka dëbuar’ luftanijen e SHBA nga Deti i Kinës Jugore (fotot)

13/07/2022 20:53

Një luftanije raketore amerikane që pretendonte se po kryente manovra të “lundrimit të lirë” pranë një ishulli të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, ka shkaktuar një reagim të nervozuar nga Kina.

Në një reagim të tij Pekini tha se “kishte dëbuar” luftanijen që kishte hyrë ilegalisht në ujërat e tij territoriale, pranë ishujve të kontestuar Paracel.

Zëdhënsi i marinës SHBA, Lt Nicholas Lingo, tha se dislokimi detar ishte i dyti për këtë vit dhe kishte si objektiv pikerisht “pretendimet e ekzagjeruara të Kinës” në ujërat rajonale.

Pekini shtonte se Teatri Jugor i marinës kineze kishte paralajmëruar luftanijen amerikane të largohej nga “ujërat e saj territoriale.”

“Veprimet e ushtrisë së SHBA kanë shkelur sovranitetin dhe sigurinë e Kinës në rajonin e Detit të Kinës Jugore”, tha koloneli kinez i forcave ajrore Tian Junli.

Kina pretendon pronësinë e arqipelagut Paracel — një koleksion prej 130 ishujsh të vegjël koralorë në veriperëndim të detit.

Ato gjenden rreth 250 milje në lindje të Vietnamit dhe 220 milje në juglindje të ishullit kinez Hainan, por pretendime për rajonin kanë sipas SHBA, dhe Filipinet, Brunei, Malajzia, Vietnami e Taivani.

FOTO GALERI
1/3
Në një reagim të tij Pekini tha se “kishte dëbuar” luftanijen që kishte hyrë ilegalisht në ujërat e tij territoriale, pranë ishujve të kontestuar Paracel.

Top Channel