Aleksandar Vukiceviç, 33 vjeç, banues në Podgoricë i shpallur në kërkim për drogë, është arrestuar në Morinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ai ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.

Sipas policisë, Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e tij drejt Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA