Harta e re gjyqësore, Sula: E gjitha për faj të politikës, i keni llogaritur kostot? Manja: I kemi marrë masat

13/07/2022 17:08

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha ne seancën dëgjimore të mbajtur sot në Komisionin e Ligjeve për hartën e re gjyqësore se e gjithë situata e krijuar me bojkotet e çështjeve gjyqësore në vend, vjen si pasojë e ndërhyrjes së politikës.

Ai tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe e njëjta gjë do të ndodhë me hartën e re gjyqësore, e cila do shkaktojë më tej kaos në drejtësi. Sula shtroi pyetjet për KLGJ, KLP dhe Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e të cilëve i pyeti nëse i kanë marrë parasysh pasojat dhe kostot e hartës së re gjyqësore, veçanërisht transportit.

Në përgjigje të tij, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se ministria që ai drejton i ka marrë të gjitha masat dhe nuk ka asnjë kosto.

Ku fut duart politika, do ketë probleme, njësoj sikurse po ndodh në sistemin e drejtësisë. Në duam t’i shërbejmë qytetarëve. Siç janë zgjidhur problemet në këto 30 vite në Shqipëri, ne jemi raste specifike dhe nuk jemi mësuar dhe kemi gabuar, reforma në drejtësi është e dështuar për mënyrën si ka funksionuar. Ne po e bëjmë hartën e re gjyqësore, për shkak të mungesës së numrit të gjyqtarëve. Kjo është produkt I politikës. Politika artikulon që ne Shqipërinë e kemi në katër rajone. Janë investuar miliarda lekë në vitet e fundit për gjykatat, psh. në Shkodër godina ka mbetur bosh. Nëse do lindi nevoja, do jemi të gatshëm të hapim degët, t’i themi gjerat troç. Duhet të mos gabojmë. Kam 6 pyetje për KLP, KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë. KLGJ kryen një vlerësim çdo 5 vite. Ju si KLGJ supozohet se keni kryer një vlerësim, por mbyllja e 18 gjykatave i përmbush me mirë objektivat? Sa do jenë kostot e mbylljes së këtyre 18 gjykatave. Sa lek do duhen për të transferuar të gjitha këto çështjet. E dini sa do të jenë kostot për prokurorët? Sa do jenë kostot shtesë për drejtoritë e burgjeve, distancat do të jenë të konsiderueshme. Cilat janë këto masa që do merren”, tha Sula.

Ne administrojmë sistemin e burgjeve kemi bërë përllogaritjet tona. Nuk ka kosto. I kemi marrë masat. Ne do të respektojmë çdo kërkesë të gjykatës dhe i kemi marrë masat që tani. Nuk ka kosto për Ministrinë e Drejtësisë”, iu përgjigj Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA